VLORE – Ne kuader te operacionit ‘Blue border’, policia e Vlorës kanë goditur një rast te korrupsionit pasiv.

“SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal ne Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me heret.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme,” shkruhet në njoftimin e policisë

Në pranga ra Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlore.

Efektivi i pikes se kalimit kufitar dyshohet se i kerkoi 100 euro nje shtetasi per te lejuar te vijonte udhetimin drejt Italise, duke pretenduar se nuk permbushte teresisht kushtet e kalimit të lirë ne zonen Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, ne cilesine e proves materiale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb