ANGLI- Këtë shaka 1 prilli Hayleigh McBay me siguri që do ta kujtojë përgjithmonë. Vajza, për t’i bërë një shaka të dashurit, vendosi ta lërë me anë të një mesazhi më Whatsapp. Përgjigjja e tij ama, ishte tërësisht e papritur për vajzën.

Siç raporton ‘Mirror’, Hayleigh i shkroi në Whatsapp të dashurit se nuk ishte e lumtur dhe se donte të ndahej prej tij. Dhe përgjigja që i mbërriti në sekondë qe: ‘Falë Zotit që ishe ti e para që e the, kështu që nuk m’u desh të të lija unë”.

(ma.ar/shqip/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: