KORFUZ

Detaje të reja dalin në dritë për krimin makabër në Korfuz, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj në kopshtin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz, ndërsa 28-vjeçarja Angjeliki Pjetri ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë.

Vajza ishte shpallur dje paradite e humbur, ndërsa pas presionit të policisë babai shqiptar, për të cilin mediat greke shkruajnë si ishte minoritar grek nga Shqipëria, ka pranuar se e vrau të bijën pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan.

Gazetarja Ira Londo raporton nga Greqia se vajza ishte njohur me të dashurin afgan që 15 vjeçe, ndërsa ishte ai që e kërkonte që dje paradite me këmbëngulje dhe lajmëroi policinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Anxhelina Petro lindi në maj të vitit 1990, por me të atin u njoh vetëm 13 vjet më parë. Pasi gjetën njëri-tjetrin, atëherë i ati e mori në Korfuz për një jetë më të mirë. Deri në moshën 16 vjeçe, vajza jetonte në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe bashkëjetonte me të dashurin Ali, në një zonë tjetër të Korfuzit.

Policia ka arrestuar vrasësin ndërsa pritet dhe autopsia e trupit të viktimës nga mjekët ligjorë.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb