Një incident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë, ndërsa sipas burimeve, efektivi ka mbetur i dëmtuar si pasojë e goditjeve dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se i dënuari është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim.

Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me incidentin. Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat dhe motivet që çuan në dhunimin e punonjësit të policisë së burgjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb