Një 55-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pas i ka marrë një gruaje rreth 65-vjeçe para , duke e mashtruar këtë të fundit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 55-vjeçarja D.M., është arrestuar dhe se gjithashtu është sekuestruar edhe shuma e parave.

NJOFTIMI:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen D. M., 55 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, pasi i ka marrë një shumë parash, një  shtetaseje 65 vjeçe, duke e mashtruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetases D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: