Rreth një vit më parë Nazime Visha la burgun për të vijuar jetën e saj. Me shpresa të reja dhe plot projekte, Nazimja nuk harroi të falënderojë të gjithë ata që e ndihmuan të linte qelinë. Në mars të vitit të shkuar 23-­vjeçarja fitoi nga amnistia dhe sapo doli u shpreh se do të niste menjëherë shkollën.

E pyetur nga gazetarët e pranishëm, Nazimja nuk harroi të falënderojë ata që mundësuan lirimin e saj nga burgu. “Falënderoj ministrin e Drejtësisë, Eni Vasilin, Ismail Kadarenë, Drejtoreshën e burgut dhe gjithë ata që më kanë ndihmuar”, tha ajo.

Nazimja 2

Por, duket se Nazimja ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqeshi sërish. Suplementi “Bluetooth” i Gazeta Shqiptare mëson se Nazimja është martuar para pak kohësh dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj.

Pas daljes nga burgu, e reja nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur Fiqiri Muçës.

Kanë qenë fqinjët dhe të afërmit e Nazimes nga Kërraba ata që kanë konfirmuar martesën e saj në Maqedoni. Ata bënë me dije se 23-vjeçarja prej pak muajsh nuk jeton më në fshat por është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re me burrin që jeton në Maqedoni. Burimet thonë se Nazimja nuk ka bërë dasmë, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria.

Pas vrasjes që tronditi mbarë opinionin publik në gusht të 2012-ës, pas gati 4 vitesh burg, vajza që u shndërruar në një fenomen në vendin tonë, duket se ka rinisur një jetë të re, duke lënë pas dhimbjen dhe dramën e përjetuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: