GJIROKASTËR
Janë zbuluar detaje të reja për 26-vjeçarin Vitjan Lluka që u plagos me lëndë plasëse në Gjirokastër.
Sipas Policisë, bariu e kishte vendosur vetë lëndën plasëse brenda kasolles ku qëndronte me bagëtitë.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj raporton se shkak për këtë dyshohet një hakmarrje, pasi familja e tij rezulton të jetë në hasmëri të hershme me disa persona brenda fisit Lluka.
Pas plagosjes, i riu është transportuar me helikopter drejt Tiranës dhe po merr ndihmë mjekësore të specializuar.