Pasi një vajzë 7-vjeçare u mbyt në ujërat e Drinit të Zi dhe 5 anëtarë të tjerë të familjes së saj u rrezikuan, banorët e fshatit Gjoricë në Bulqizë thonë se kjo tragjedi u shkaktua nga moszbatimi i marrëveshjes për orarin e hapjes së digës të hidrocentralit të Spiles nga Maqedonia e Veriut. Sipas Liman Lleshit, fasha e orarit kur nuk duhet të hapej diga ishte nga ora 04:00 e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes, ndërsa shtimi i prurjeve bëri që rrjedha të merrte të miturën.

Nga ana tjetër, Liman Lleshi thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një tragjedi e tillë, duke shtuar se 6 djem të rinj janë mbytur ndër vite, ndërsa shteti maqedonas nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Liman Lleshi shpreh zhgënjim nga shteti shqiptar, i cili sipas tij nuk i mbron qytetarët e tij.

Gjatë muajit gusht kanë rrezikuar mbytjen edhe tre familje të tjera, teksa po laheshin në ujërat e lumit Drin i Zi, por fatmirësisht janë shpëtuar nga ndërhyrja e banorëve të tjerë apo policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb