Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së 2 tetorit në zonën Ostiense në kryeqytetin italian Romë duke shkaktuar shembjen e një pjesë të “Urës së Hekurt”.

E ndërtuar më vitet 1862-1863, ajo është një nga pikat e referimit e lagjeve Ostiense e Portuense. Mësohet se vatra e zjarrit mund të ketë nisur në bimësinë buzë lumit Tever dhe është përhapur duke prekur sistemin elektrik të kësaj ure si dhe tubat e gazit.

Romu

Ndërkohë sipas autotiteteve nuk raportohet asnjë person i plagosur dhe e gjithë zona e banuar përreth është pa energji elektrike.

 

Romu1

 

Ura e Industrisë është e gjatë 131 metra e lidh dy rrugët Antonio Paciotti e Porto Fluviale. Ura është e tëra në metal u ndërtua nga një kompani belge në vitet 1862-1863 e u transportua pjesë në Romë ku më pas u montua.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: