Një incident i pazakontë është regjistruar në Nju Xhersi të SHBA. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e një burri që bie nga një ndërtesë katër katëshe. Raportohet se bëhet fjalë për një 31-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ai është hedhur nga dritarja e ndërtesës dhe ka përfunduar mbi një makinë tip “BMW”. Edhe pse ka marrë plagë të rënda, ai ka shpëtuar.

Pas ngjarjes, i riu është ngritur dhe ka nisur të pyesë njerëzit që kishte rreth tij se çfarë ka ndodhur. Dëshmitarët janë habitur.
Sipas një dëshmitari, burri doli me një krah të thyer dhe pyeti: “Çfarë ndodhi?”

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe nuk mendova se ishte një person në fillim. Dritarja e pasme e makinës shpërtheu. Pastaj filloi të bërtiste. Krahu i tij ishte i shtrembëruar i gjithi,”- tha një 21-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb