Ju kishte marrë malli për “Iron Mike” në ring? Tashmë të gjithë nostalgjikët do të kenë mundësinë të rishohin “bishën” e viteve ’90 të duelojë sërish, ndonëse qëllimet nuk do të jenë ato për të fituar gjerdanët e artë të federatave kryesore.

Vetë Majk Tajson, tashmë 53 vjç, ka njoftuar se do të rikthehet në ring për qëllime bamirësie. “Dua të shkoj në palestër dhe të rikthehem në formë në mënyrë që të boksoj tre apo katër raunde për bamirësi dhe gjëra të ngjashme. Dua të ndihmoj ata që kanë nevojë,” ka theksuar ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb