Ministrat e BE-së kanë përshkruar çështjen e migrimit si “të tensionuar”, me numrin e të ardhurve në rritje, megjithëse kritikët thonë se shuma, e cila është shumë më e vogël se në vitin 2015, është e menaxhueshme për një rajon të pasur.

“Ne shohim ardhje të parregullta në rritje… Kthimi i atyre që u mohohet azili në Evropë është një çështje shumë e rëndësishme,” tha Maria Malmer Stenergard, Ministre e Migracionit e Suedisë.

Në vitin 2021, u nxorën 340500 vendime për kthimin e njerëzve në vendin e tyre të origjinës. Vetëm 21%  e tyre janë zbatuar, sipas raportit të Eurostat-it.

Emigrantët lejohen ligjërisht të kundërshtojnë kthimet dhe të apelojnë vendimet negative për mbrojtje ndërkombëtare.

“Niveli aktual nuk është i pranueshëm”, tha Stenergard. Amë tej shtoi se kishte “mbështetje të fortë” midis vendeve anëtare të BE-së për përdorimin e vizave si një mjet për t’i bërë vendet të pranojnë më shumë nga shtetasit e tyre.

Në lidhje me çështjen e migracionit ka reaguar dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Ajo propozoi një “projekt pilot” në gjysmën e parë të këtij viti që synon përshpejtimin e procedurave të kontrollit në kufijtë e jashtëm të BE-së, me “kthime të menjëhershme” për ata që nuk konsiderohen të kualifikuar për azil.

Sipas Frontex, një agjencie kufitare e BE-së, raporton se rreth gjatë vitit 2022 janë regjistruar 330,000 “hyrje të parregullta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: