Efi Dhedhes lë shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Me sa duket finalistja e Big Brother Vip nuk e ka pritur, pasi sapo Arbana Osmani ka prononcuar emrin e saj, ajo ka reaguar duke thënë “E papritur!”.

Efi është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania që në natën e parë më 24 dhjetor 2022, por më pas u eliminua, për t’u rikthyer sërish në shtëpi nëpërmjet një votimi nga publiku më 1 prill 2023.

Efi u largua duke marrë me vete çekun prej 10 mijë eurosh që i jepet çdo finalisti.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania ka sjellë shumë emocione.

Surpriza të shumta ishin rezervuar për katër banorët finalistë. Për blogeren Efi Dhedhes ishte takimi me babain, ndërsa shpalosi për publikun historinë e trishtë të familjes dhe sakrificat që ata kishin bërë për ta rritur atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb