Elbasani është tashmë në krye të Abissnet Superiore, pasi numëron 2 pikë më shumë se Vllaznia. Sfida e radhës për verdheblutë është në transfertën e Vorës, pikërisht më 2 maj ora 16:00. Ivan Gvozdenoviç duhet të llogarisë mungesat.

Mungesa më e rëndësishme është ajo e portierit Klevi Totoshi, pasi edhe Martin Janaçek vazhdon i dëmtuar. Totoshi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Vllaznisë dhe plotësoi numrin e tyre.

Elbasani duhet të llogarisë shërbimet e portierit të tretë ose të kartërt. I treti është Redon Gega, që mungoi ndaj Vllaznisë. Në stol qëndronte Jagri Samsiano Npoandan që nga alternativë e fundit mund të bëhet e para.

Npoandan është 20-vjeç dhe portier i Elbasanit U-19. Portieri ganez e nisi karrierën në Shqipëri me Labërinë, kur ishte viti 2024. Bashkë me Gegën, nuk regjistrojnë paraqitje me ekipin e parë të Elbasanit ose në Abissnet Superiore. Secili prej tyre që do luajë në Vorë, do e ketë debutim.

Mungesa të rëndësishme janë edhe dy mbrojtës për Elbasanin. Olberkis dhe Azemoviç plotësuan po ashtu kartonat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: