Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria shqiptare do të ndihmojë familjen e 10- vjeçarit që humbi jetën në Kakavije pasi u përplas nga ambulance.

Rama thotë se familjes do i akordohet 500 mijë lekë të reja.

Ai i shpreh ngushëllime në emër të qeverisë familjes nga Lezha që humbi fëmijën e saj të vogël 10- vjeçar tragjikisht teksa prisnin në radhë në Kakavije për të ikur në Greqi.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera

 

Engjëlli i vogël u dhëntë forcë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb