Iliaz Cali, 37 vjeç, ka mbetur viktimë mbrëmjen e së dielës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur në mes të rrugës dhe paraprakisht, policia ka dyshuar se ai kishte pësuar aksident. Ishin shenjat e plumbave që janë evidentuar në mjetin “Land Rover” të viktimës dhe gëzhojat e shpërndara në tokë ato që kanë shtuar dyshimet e policisë se ndaj 37-vjeçarit ishte bërë atentat.

Paraprakisht dyshohet se ndaj tij është qëlluar nga rreth 100 metra me breshëri plumbash, ndërkohë që Cali ishte duke udhëtuar vetëm. Teksa është kthyer në shënjestër të plumbave, Cali ka devijuar duke u përplasur me bordurën. Në xhamin e parë të makinës me të cilën ai po udhëtonte janë gjetur 4 plumbave, ndërkohë ka edhe shumë të tjera në pjesën e djathtë.

Cali njihej si pronar i një firme kamionësh dhe ishte i njohur për policinë. Mësohet se në 2016, kur policia po ushtronte kontrolle në banesat pranë Rinasit, për paratë e vjedhura në aeroport, ka gjetur qindra rrënjë kanabis, që dyshoheshin se ishin në pronësi të tij.

Asokohe u arrestua nëna e viktimës, Xhemile Cali, ndërsa Iliazi u shpall në kërkim dhe u arrestua pak më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: