Nga një komunikim zyrtar me përfaqësues të spitalit rajonal Korçë bëhet e ditur se deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve, mjeku Nikolla Nunka do të jetë i pezulluar nga detyra.

Nga ana tjetër të njëjtat burime bëjnë të ditur se vajza pasi ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali.

Mjeku është arrestuar pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N. Nunka. Sipas informacioneve që bëhen me dije, 21 vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21 vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72 vjeçarit.
Pritet që në vijim, mjeku kirurg të dalë në masë sigurie ku do të jetë gjykata që do të vendosë për këtë çështje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb