Miliona qytetarë kanë braktisur vendin e tyre në Ukrainë dhe janë larguar për të shpëtuar jetën.

E tillë është dhe historia e një 18-vjeçareje nga Ukraina, e cila raportohet se është përdhunuar nga dy burra në bordin e një anijeje-hotel që Gjermania kishte vënë në dispozicion për evakuimet nga lufta.

E reja ka deklaruar se ishte përdhunuar nga dy burra njëri pas tjetrit, në anijen hotel “Oscar Wilde”, ndërsa pas denoncimit të saj dy burrat janë arrestuar.

Anija raportohet se përveç klientëve me pagesë kishte marrë dhe rreth 25 refugjatë ukrainas që i largoheshin luftës në Ukrainë. Të larguarit nga Ukraina janë kryesisht gra e të moshuar dhe shqetësimet kanë qenë në rritje për mbrojtjen e tyre nga trafikantët njerëzorë që tentojnë t’i kthejnë në viktima shfrytëzimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb