Një ngjaje e rëndë ka ndodhur në Alpe. Mediat e huaja shkruajnë, se përgjatë vijës kufitare Itali-Zvicër, në mbi 4.000 metra lartësi, janë gjetur të ngrira 2 gra.

Me ta ka qenë edhe një burrë, i cili është dërguar me urgjencë në spital, në rrezik për jetën. Treshja janë gjetur në malet Monte Rosa, që janë në një lartësi 4.640 metra mbi nivelin e detit.

Ekipet e shpëtimit, i kishin shpallur personat e sipërpërmendur si të humbur dhe kishin nisur kërkimet në zonë.

Treshja ishin në malet Monte Rosa që janë në një lartësi mbidetare prej 4.630 metra. Ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se ata konsideroheshin si persona të zhdukur.

Pas operacionit të kërkim-shpëtimit nga ana e autoriteteve italiane, ata janë gjetur në maje të një kodre, nga ku janë dërguar në spitalin më të afërt. Por ishin kushtet ekstreme dhe erërat e forta që ua kanë vështirësuar paksa operacionin.

Helikopteri është dashur të zbret sapo u errësua dhe u qetësuan erërat. Ekipet e shpëtimit pavarësisht tentimit të tyre nuk kanë arritur t’i “kthejnë” në jetë gratë që ishin ngrirë për së gjalli, shkruajnë mediat italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb