Një ngjarje e rëndë është shënuar në Austri. Mediat vendase bëjnë me dije se të paktën 3 skiatorë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, si pasojë e rrëzimit të një orteku.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, tetë prej të cilëve u goditën nga një pllakë dëbore afërsisht 200 metra e gjerë, teksa ngjiteshin në një shpat, gjatë një turneu.

Tre nga skiatorët u zunë nga orteku, ndërsa dy të tjerë pjesërisht dhe mundën të çliroheshin, ka thënë policia rajonale në një deklaratë.

Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të lokalizonin dy të tjerët me ndihmën e pajisjeve të tyre të kërkimit, njëri ishte tashmë i vdekur dhe tjetri vdiq më vonë në një spital në Klagenfurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb