DURRËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një i ri, punonjës në një gomisteri ka humbur jetën, teksa ka qenë duke punuar për të rregulluar gomën e një kamioni.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, ku 20-vjeçari Rafael Tafa ka qenë duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer. Ai ka pësuar lëndime të shumta dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: