Krim i rëndë në një familje në Kavalla të Greqisë. Mësohet se një 56-vjeçar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij 32-vjeçare me origjinë gjermane dhe fëmijën e tyre vetëm 1 vjeç.

Pas këtij akti të rëndë ai është vetëvrarë. Mediat greke shkruajnë se çifti ishte drejt ndarjes dhe ishin në konflikt për kujdestarinë e fëmijës së tyre.

Mësohet se autori i krimit ishte blegtor dhe mëngjesin e sotëm ka dalë nga shtëpia, ka marrë me vete gruan dhe fëmijën dhe i ka çuar në pronën e tij ku i ka qëlluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: