Këtë të dielë luhen ndeshjes e radhës së javës së parë të Superiores. Në fushë zbresin kampionët e Shqipërisë, Egnatia, të cilët do përballen në Rrogozhinë ndaj Tiranës.

Skuadra e Nevil Dedes kërkon ta nisë kampionatin me “marshin” e duhur, duke synuar kështu vetëm 3 pikët. Në krahun tjetër, bardheblutë duan të harrojnë sezonet e fundit dhe të kthejnë faqe.

Takimi tjetër në program është ai mes Dinamos dhe Vorës. Në përballjet direkte, dinamovitët kanë patur avantazh të dukshëm, me 4 fitore dhe 1 barazim në 5 ndeshjet e fundit. Të dyja ndeshjet luhet në mbrëmje, me fillim nga ora 21.00.  Pritshmëritë për këtë sezon në Superiore janë të mëdha, me luftën për titull, europë dhe mbijetesë që do të jetë e hapur deri në fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb