Të paktën 6 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Haiti.

Sipas mediae, aeroplani po fluturonte nga kryeqyteti Port-au-Prince për në qytetin jugor të Jacmel, tha shefi i policisë Belamy Samedi.

“Pashë pesë trupa të palëvizshëm dhe të paktën tre persona të plagosur që nuk ishin në aeroplan”, ka bërë të ditur ai.
Më herët ai kishte thënë se piloti kishte shpëtuar, por policia më vonë sqaroi se piloti ishte në mesin e pesë të vdekurve në bordin e aeroplanit.
Përplasja thuhet se vrau gjithashtu një shofer motoçiklete dhe plagosi pesë persona të tjerë në tokë, sipas gjyqtarit Moise Jean. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital.

Samedi tha se aeroplani goditi gjithashtu një kamion që transportonte mallra konsumi.

“Jam thellësisht i pikëlluar, pas këtij rrëzimi të një avioni të vogël në rrugën Carrefour, i cili ka shkaktuar vdekje dhe lëndime”, shkroi në Tëitter
kryeministri Ariel Henry të mërkurën në mbrëmje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: