Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Një 19-vjeçar, i quajtur Alessandro Asoli, ka helmuar mbrëmjen e djeshme nënën e tij dhe njerkun, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nëna ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

I riu kishte marrë përsipër që të realizonte darkën dhe teksa përgatiste ushqimin, dyshohet se ka hedhur edhe helmin, nga ku gjeti vdekjen njerku. Këtë të dhënë, e dëshmon akoma më shumë një gotë me substancë helmuese që u gjet në kuzhinën e banesës së tyre në Calsalecchio, ku ndodhi dhe ngjarja. Alarmi u ngrit nga disa fqinjë, të cilët dëgjuan britma dhe zhurmë nga banesa.

Mediat italiane kanë raportuar se substanca që djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet dhe e futur në një pjatë makarona me salmon që ai kishte përgatitur për të darke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb