Një maroken 27-vjeçar është mbytur në liqenin e parkut Forlanini në Milano.

I riu, i cili ishte në ndjekje nga policia, është hedhur në liqen për t’i shpëtuar këtyre të fundit. Por ky veprim, ka rezultuar fatal për të. Sipas autoriteteve, marokeni, ndodhej brenda një makine me dy persona të tjerë.

Ata nuk i ndalën patrullës së policisë për kontroll, e kështu, teksa iu shmangën për 15 minuta, dolën nga mjeti për ta vijuar arratisjen në këmbë. 27-vjeçari, për të shpëtuar, mendoi të hidhej në liqen, por nuk mundi të dalë i gjallë nga atje.

Trupi i tij i pajetë është gjetur pas një ore kërkimesh, ndërkohë, nuk dihet ende asgjë në lidhje me 2 personat që kanë qenë së bashku me të në makinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb