Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një i ri ka rënë nga lartësia teksa bënte punime në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Azem Hajdari.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i dëmtuari është identifikuar me emrin Klajdi Caka, 36 vjeç, ndërsa ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb