KORÇË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë ku një 39-vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa kishte shkuar për një trajtim mjekësor në një klinikë private.

Policia deklaron zyrtarisht se ka nisur procedimi penal për mjekun dhe një infermiere të klinikës, ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas së re, nënë e dy fëmijëve.

Korce Xhensila
Korce Xhensila

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb