LEZHË

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Lezhë. Policia ka arrestuar 5 persona, të moshës, 17, 27, 30, e 31  e 44 vjeç, pasi me anë të shantazhit dhe bashkëpunim të njëri-tjetrit, kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.

BalkanWeb” mëson se personat e arrestuar janë: Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç ,Nike Lleshi 44 vjeç dhe A.Gj.,shtetasi 17 vjeç.

Pesë personat në fjalë, janë banues në fshatin Tarazh të Mirditës, e dyshohet se, në periudhën Janar – Prill të vitit 2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, më shumë se një herë me një 15-vjeçare banuese në Rrëshen.

Postimi i plotë i Policisë:

Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

Gj. K., 62 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

L. B., 53 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb