Një pushues ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Qerretit, në Kavajë, rreth orës 19:20 të kësaj pasditeje.

Mësohet se ka rrezikuar jetën shtetasi Naim Tola, i moshës 50vjeç, me origjinë nga Tirana.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Qerret, duke u larë në det, ka rrezikuar të mbytet shtetasi N. T., 50 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb