Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tennessee të SHBA-ve. Sipas raportimeve një person është vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi që ndodhi në një dyqan.

Sulmi ndodhi në Collierville të enjten pasdite, rreth 56 kilometra në lindje të qytetit Memphis, shkruan BBC.

Sulmuesi i dyshuar, vdiq në vendin e ngjarjes nga një plagë të marrë nga arma e zjarrit, që dyshohet se ia ka shkaktuar vetes.
Një makinë që besohet se i përkiste sulmuesit të dyshuar ndodhet ende në një parking veturash, njoftoi policia lokale. Hetuesit po presin më shumë pajisje për ta inspektuar mjetin në mënyrë të sigurt.

Komandanti i policisë lokale, Dale Lane, deklaroi se disa nga 12 të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze. “Gjetëm njerëz të fshehur në dhoma ftohëse, në zyra të mbyllura”, tha ai.

Policia ende nuk e ka identifikuar sulmuesin dhe nuk ka përmendur ndonjë motiv për veprimin e tij. Autoritetet po mundohen t’i vërtetojnë raportet se nëse ai ka qenë punëtorë në dyqanin ku e kreu sulmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: