Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Teksas. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një lavash makinash, pas një sherrit të çastit mes disa personave.

Pas debatit, një nga burrat u largua nga vendi i ngjarjes dhe u rikthye sërish, por këtë herë me armë. Ai nisi të qëllojë në drejtim të grupit të njerëzve, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në orën 1:30 sipas orës lokale.

Mes tetë të plagosurve, sipas policisë, është dhe një vajzë e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët. Asnjë person nuk
është arrestuar deri më tani, ndërsa kërkimet ende po vijojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb