Një ngjarje e rëndë është shënuar në Stokholm të Suedisë. Raportohet se dy fëmijë të vegjël janë goditur me thikë nga i ati. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa tjetri, nuk ka mundur të mbijetonte.

Tashmë dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Sipas informacioneve për Expressen, është babai i fëmijëve, rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar lëndime tek fëmijët.

Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse dy të arrestuarit janë prindërit e fëmijëve.

Dyshohet se babai i ka goditur me thikë fëmijët teksa ata ishin shtrirë për të fjetur në shtretërit e tyre dhe më pas i ka hedhur nga dritarja e banesës. Më pas, sipas informacioneve, babai ka goditur veten me thikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb