Një lajm befasues është duke qarkulluar në mediat britanike. Sipas “The Sun”, talenti i Junajtid, Mason Grinud, dëshiron të martohet me bukuroshen Harier Robson, që pak kohë më parë e akuzoi për përdhunim. Bëhet me dije se ajo është shtatzënë dhe pret një fëmijë me futbollistin e njohur anglez.

Momentet e vështira duket se janë lënë pas, teksa mesfushori anglez i Junajtid u akuzua nga partnerja e tij se e përdhunoi, e kishte rrahur dhe ushtruar presion psikologjik ndaj saj, për pasojë u arrestua dhe më pas u vendos në arrest shtëpie.

Një vit më vonë, çifti duket se e ka lënë pas çështjen, ndërsa “The Sun” raporton se 21-vjeçari është gati t’i propozojë të dashurës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: