Gjithsej një vit ka zgjatur përdhunimi ndaj një fëmije të mitur në fshatin Likovë, rrethina e Kumanovës, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Rastin në fjalë dje e ka denoncuar nëna e fëmijës së mitur që ishte përdhunuar.

“Në SPB Shkup, një grua 40-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se nga fillimi i vitit 2019 deri në fillim të vitit 2020, një familjar i tyre nga një fshat në Komunën e Likovës në disa raste ka kryer përdhunim ndaj vajzës së saj minorene. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb