E trishtë është ajo që ka ndodhur në Lezhë. Një infermiere, e quajtur Aida Perdoda, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, përmes një postimi në rrjete sociale. Në njoftim thuhet se edhe pse infermierja ishte në një pritje të ëmbël, vijonte me përkushtim punën pranë Spitalit të Laçit.

“Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak.

Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb