BERAT

Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit 71-vjeçari F.M,i prekur nga virusi vdekjeprurës Covid-19. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus,fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros nën masa të rrepta sigurie,pa praninë e asnjë familjari,përveç bashkëshortes,e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë,që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi “pozitiv” me Koronavirus.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore,për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës,direkt në varrezat e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: