Emisioni investigativ Vetting, News24
Më 4 gusht të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e këtij pallati por edhe të tjerë. Objekti i këtij tenderi është “Minikonkursi Nr.25 (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-67609-08-03-2020) – “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonen e re për zhvillim Krujë, Paketa A, Objektet A+J, B, C, D+G, E, F+H, I, njësia administrative Krujë, Bashkia Krujë. (Programi i Rindërtimit)
Për këtë tender është hapur gara për projektimin dhe kompaninë që do të merrej me këtë shërbim.
“Minikonkursi Nr.19- (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-66894-07-27-2020) – “ “Shërbime projektimi per projektin teknik dhe marrjen e lejes se ndertimit per ndertesat njesi banimi (pallat) ne perputhje me PDYV-ne e zones Thumane”, Njësia Administrative Thumane, Bashkia Kruje. (Programi i Rindertimit)”. Në garë morën pjesë 22 bashkime subjektesh, fituese rezultoi Erald – G” sh.p.k dhe Transport Highway consulting” sh.p.k.
Ndërsa kompania supervizore rezultoi fituese Archi-space shpk me ortakët themelues të shoqërisë Luçjano Bojaxhiu me 50% të kapitalit dhe Rais Petrela me 50% të kapitalit. Më 2 shtator 2016, me anë të kontratës së shitjes së pjesëmarrjes së kapitalit, Luçjano Bojaxhiu shet 50% të kuotave të kapitalit në favor të Z. Rais Petrela, kundrejt çmimit 50 lekë.
Kontrata është nënshkruar në bazë të marrëveshjes kuadër plot 6.5 miliard lekë. Paratë u fituan nga kompania “Pe Vla Ku” shpk, e cila do të merrej me ndërtimin e pallatit ku do të strehoheshin banorët e prekur nga tërmeti. Por edhe familjeve që u ishte shembur banesa për shkak të rindërtimit, por jo prej lëkundjeve të tërmetit do të strehoheshin në këto godina.
Romina Radonshiq eksperte ekonomie thekson: “Qeveria duhet të strehojë qytetarët e ka detyrim ligjor një akt të tillë”.
Miliarda lekë përfitoi kjo kompania, por sipas analizës së tenderit të dhëna tronditëse dolën në skenë.
Kompania “Pe-vla-ku” sh.p.k me aksioner pas një verifikimi të kryer në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton e bllokuar nga përmbarimi.
Konkretisht në datë 18.12.2017, me anë të urdhërit Nr. 1303 Prot “Për Vendosjen e sekuestros konservative”, lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor Altin Vako, u urdhërua vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet që zotëron debitori subjekti “PE – VLA – KU” shpk.
Ky urdhër ka qënë në fuqi deri më 23 tetor 2020, u urdhërua lirimi nga sekuestro konservative i të gjitha aksioneve të zotëruara nga debitori shoqeria “PE – VLA – KU”.
Edhe pse sekuestro është hequr në tetor të vitit 2020 në kohën kur është dhënë tenderi për ndërtimin e pallatit në Thumanë kompania ka qenë në sekuestro.
Dhe urdhri ka qenë në fuqi në momentin e vlerësimit të ofertës dhe në momentin e shpalljes së tenderit nuk ishte hequr ende sekuestro konservative.
Të qenit nën sekuestro e aksioneve të kompanisë PE-VLA-KU për detyrimet që ky subjekt ka pasur ndaj palëve të treta me shumë mundësi, sipas ligjit për përmbarimin privat i jep mundësinë këtij të fundit të nxjerr në ankand çdo pasuri të subjektit qofshin këto makineri e pajisje apo sekuestrim të të ardhurave financiare.
Avokati Shpatil sqaron në parim se: Nga fjala sekuestrim do të thotë se cdo veprimtari ëhstë e bllokuar dhe cdo veprim i kryer nga ky subjekt ëhstë i jashtëligjshëm. Pra zhvillon aktivitetin në shkelje ligji nuk duhet të marr tender dhe ai që e ka dhënë tenderin ëhstë duke shkelur ligjin.”
Kjo situatë krijon risk dhe nuk jep besueshmëri dhe garancinë e duhur Fondit Shqiptar të Zhvillimit se ky subjekt do të realizonte e përfundonte punimet e kontratës. Rrjedhimisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye ligjore për ta marrë vetë përsipër riskun duke ia besuar punët e kontratës një shoqërie që pasuritë e veta ia ka nën sekuestro e që në cdo kohë mund ti dal në ankand.
Sakaq Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk duhet ta kishte kualifikuar në këto kushte ndërkohë që ka ftuar edhe jo pak por me shume se 17 subjekte të tjera në garë. Me qëllim që të garantohej shpallja e shpejt e një fituesi që plotëson kriteret për kualifikim me aftësi dhe kapacitete e duhura si dhe me besueshmërinë për të realizuar me sukses punimet objekt i kontratës.
Në bazë të ligjit të prokurimeve neni 46/1 i cili i jep mundësinë Autoriteti Kontraktor që në fazën e vlerësimit të ofertave të bëj përzgjedhjen si fitues operatorin që ka:
“Kualifikimet e nevojshme teknike profesionale kapacitete organizative makineritë pajisjet asetet te tjera fizike aftësinë organizative besueshëmërinë përvojën e duhur si dhe personelin e e nevojshëm për të zbatuar kontratën siç është përshkruar nga autoriteti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës.”
Konform këtij ligji operatori PE-Vla-KU duhej të s’kualifikohej sepse nuk ofronte besueshmërinë e duhur sipas nenenit 46. Por drejtuesi i Fondit shqiptarë të zhvillimit nuk pyeti për këtë ligj duke marr rriskun e mos zbatimit apo shtyrjes së afateve në dëm të popullit dhe konkretisht këtyre familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe shteti.
Por si u reflektua realisht në punime ky problem i kompanisë dhe lëshimi i qindra miliona lekëve që i bëri FSHZH-së kompanisë në kurriz të qytetarëve?
Paketa A që përfshinte disa njësi banimi kanë filluar në janar 2021 dhe duhet të përfundonin në qershor të vitit 2021 me mbi 8 njësi kolektive dhe përafërsisht 160 apartamente.
Gazetarët e emisionit “Vetting” zbuluan se kjo kompani për shkak të problemeve me sekuestron por jo vetëm nuk i ka mbaruar pallatet e kontraktuara në kohë. Por edhe jashtë afateve sipërfaqja e projektuar për të ndërtuar ishte një kanter ndërtimi me vinça mjete të rënda teksa në pallatet e ndërtuar karabinaj nuk ishin vendosur pllakat, dritare, dyer madje nuk ishin kryer as suvatimet dhe termoizolimi.
Këto kishin mbetur pa përfunduar në fillim të gushtit 2021 ku shtatori përsëri do ta gjente në kantier këtë vend.
Kush mbajti përgjegjësi për tejkalimin e afateve?
Kush mbajti përgjegjësi për parat e shpërdoruara që këta banorë të vazhdonin të paguheshin me bono qiraje sepse firma që kishte fituar padrejtësisht tenderin kishte zvaritur punimet?
Kush mbajti përgjegjësi për ato familje që jetuan në banesa me qera dhe e paguan nga xhepi se ju ndërpre bonusi?
Një zinxhir i gjatë ku çdo hallkë pasohej me dëm.
Për ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa problemi nis në procedurat e tenderëve në përgjithësi: “tenderët janë dhënë me vlertë gati 100% në këto kushte procesi nuk ka integritetin e duhur”.
Por kush është kompania “Pe-Vla-Ku”?
Kjo kompani ka si aksioner Vladimir Pjetërgjokaj me 53% të aksioneve dhe Kujtim Arifaj me 47% të aksioneve. Kjo kompani ka një shifër të lartë tenderash, të cilën e ka përfituar nga buxheti i shtetit. Deri më tani numërohen 18 gara të finalizuara në 7 institucione tenderues që kapin vlera mbi 6 miliard lekë pa TVSH.
E themeluar në 04 tetor 2005 kompania ka një grafik ku bie në sy xhiro mjaft e lartë ndërsa fitimet dalin në disa raste edhe me minus për vite me radhë sipas të dhënave nga “Opencorporates.al”.
Kompania “PE-VLA-KU” probleme me dokumentacionin
Në investigimin që gazetarët e emisionit “Vetting” kanë kryer kanë vërejtur në dokumentin ligjor-teknik se kompania “PE-VLA-KU” sh.p.k ka mospërputhje të drejtuesit ligjor sipas QKR-së me drejtuesin ligjor të licencës në kundërshtim me përcaktimet e pika 2 kreu 1 VKM nr 42 datë 16.01.2008.
“Për miratimin e Rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit klasifikim dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtarinë ndërtimi.”
Pra si drejtues ligjor paraqitet administrator Vladimir Pjetërgjoka kurse në bazë të një tjetër dokumentacioni, licencës drejtues ligjor është vetëm Kujtim Arifaj.
Teksa në kreun 1 “Qëllimi fusha e veprimit të rregullores dhe përkufizimit pika 2 të VKM nr. 42 parashikohet se “Drejtuesi ligjor- personi fizik administrator për sh.p.k drejtor president për sh.a. personi fizik të përcaktuar si të tillë nga vendimi i regjistrimit në Qendrën Kombëtare të regjistrit ose në gjykatë, në kreun III “kategorizimi dhe klasifikimi i licencës, elementët e saj, kushtet, kriteret.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit më sipër, referuar praktikës së vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik për rastet e mospërputhjes së drejtuesit ligjor të licencës me administratorin sipas QKR-së. Por edhe praktikës së vlerësimeve të kryera në raste të ngjashme, licenca e lëshuar për shoqërinë Pe VLA KU sh.p.k megjithëse është lëshuar nga institucionet përgjegjëse konkretisht nga Ministria e Punëve Publike dhe transportit shfaq mangësi dhe nuk përmbush të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara nga akti normativ.
Ekspertja Radon shiqi sqaron se: “Kjo garë duhet të jetë transparente e ndershme e e paanshme nga ana tjetër duhet të jetë konkurruese nëse i referohemi këtyre 3 parimeve shpesh here në Shqipëri janë shkelur.”
Në tenderin e marrë nën shqyrtim nga gazetarët investigativ të emisionit “Vetting” ka konkurruar dy degët e kompanisë PE-VLA-KU në Kosovë. Edhe në një tender në Gjakovë sipas medias vendase kjo kompani ka çaluar.
Konkretisht sipas gazetës online Insajder, kompania është futur në listën e zezë.
OSHP ose Gjykata e tenderëve Kosovë ka marrë vendim për të penalizuar kompaninë “PE VLA ku” dega Kosovë dhe kjo masë u mor pas mosrespektimit të kushteve të përshtatshmërisë në një tender për rindërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Në vendimin e lëshuar më 17 tetor 2024, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar pjesërisht kërkesën e Komunës së Gjakovës për diskualifikimin e operatorit ekonomik “Pe vla ku” dhe të tjerë, për përfshirje në aktivitete të papërputhshme me dispozitat ligjore të tenderimit.
Kjo kompani ka shfaqur mungesa serioze në dokumentet e depozituara duke u përjashtuar për një afat 6 mujor për të marr pjesë në tenderët e Kosovës.
Sipas dokumentit të OSHP-së, ky vendim vjen pas shqyrtimit të një kërkese nga Komuna e Gjakovës, e cila kishte konstatuar se disa anëtarë të grupit të operatorëve ekonomikë që kishin marrë pjesë në tender nuk i kishin përmbushur kriteret e përshtatshmërisë të kërkuara.
Raporti i hetimit ka vërtetuar se një nga anëtarët kryesorë të grupit, kompania “PE-VLA-KU” kishte dështuar të ofronte dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kishte përmbushur kriteret e përcaktuara për kualifikim.
Vendimi përfshin diskualifikimin e kompanisë “PE-VLA-KU” për një periudhë gjashtëmujore nga pjesëmarrja në tenderë publikë në Kosovë.
Ekspertët e OSHP-së theksuan se kompania kishte shfaqur mungesë serioziteti në ofrimin e garancisë për ofertën, duke përfshirë zgjatjen e validitetit dhe të sigurimit të ofertës. Ky rast i futjes në listën e zezë vjen si rezultat i përpjekjeve të OSHP-së për të zbatuar në mënyrë rigoroze dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, i cili kërkon që operatorët ekonomikë të jenë të përputhshëm me të gjitha kriteret e përshtatshmërisë në aktivitetet e prokurimit publik.
Përjashtimi nga TVSH
Rreth 780 biznese që kanë kryer apo po kryejnë punime në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 2019-ës nuk do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.
Qeveria i ka përjashtuar nga taksa ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar autorizimin që konfirmon se sipërmarrja nuk ka detyrim të paguaj TVSH nëse aktiviteti, malli apo shërbimi është produkt i Programit të Rindërtimit.
Të dhënat janë përpunuar nga Open Data Albania. Ata që përfitojnë nuk janë vetëm kontraktorë që kanë fituar tendera nga autoritetet. TVSH nuk do të paguajnë gjithashtu dhe nënkontraktorë apo furnitorë të tyre të angazhuar në zbatim të kontratës.
Programi i Rindërtimit po financohet me fonde të Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të huaj. Ndërkohë mbështetje financiare nga qeveria do të përfitojnë dhe kompanitë që aktualisht kanë kontrata publike në sektorin e ndërtimit.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimi tregoi se ato do të kompensohen me 30% të vlerës së kontratës aktuale, subvencion ky që do të miratohet pas analizimit të faturave.
Shqipëria më e rrezikuara në Europë
Pas shumë kritikave nga Bashkimi Europian, por edhe problemet e shumta me tërmetet dhe zjarret, Qeveria Shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë Natyrore për periudhën 2023-2030.
Sipas raportit të “Ëorld Risk Report” të Universitetit të Kombeve të Bashkuara, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cenueshmërinë, përballimin dhe aftësinë përshtatëse, vendi ynë është renditur si vendi më i rrezikuar në Europë për periudhën 2013-2021. Europa është i vetmi kontinent që renditet në mënyrë të konsiderueshme nën mesataren globale në të gjitha fushat e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore. Megjithatë, ka ndryshime të dukshme midis vendeve brenda Europës.
Sipas raportit më të fundit nga “World Risk Report”, dobësitë e Europës Lindore dhe Jugore janë deri në dy herë më të larta se ato në veri të Europës. Ky ndryshim rrjedh nga fakti se një e treta e vendeve të Europës Jugore – Italia, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Shqipëria janë në dy vendet më të larta klasat e ekspozimit. Por teksa këto vende kanë infrastrukturë dhe burime njerëzore për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve natyrore, Shqipëria ka probleme në asete, burime njerëzore. Më e keqja është se fatkeqësitë në vendin tonë janë një mundësi e artë për zyrtarët e korruptuar për të përfituar nga rrëmuja dhe kaosi që përfshin institucionet për të grabitur ata që ngelen pa strehë dhe nën hijen e skamjes, të pafuqishëm për të kërkuar të drejtën e tyre pasi ata që duhet ti ndihmojnë, janë ata që nxjerrin kapital nga fatkeqësia e tyre.
