Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, u ndal në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, pas humbjes, kryedemokrati Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD.

Kadilli është i mendimit, se humbja është arritur pasi vendimmarrja e kandidatëve, por jo vetëm, ka qenë personale dhe jo një vendimmarrje mes anëtarëve të kryesisë dhe strukturave të PD. Sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2015 që u përdor kjo metodë, rezultati qe surprizues.


“Unë kam thënë të vërtetën. E vërteta më kthehet në armë morale. I pranuam si prani vetëmohimin djegien e mandateve, për të forcuar atë si lider. Lamë që fushatë të bëhej vetëm me figurën e tij. Ai s’ka vend më në politikë,. I humbi zgjedhjet PD, përballë një kundërshtari që përdori vlera të pamoralshme. Gara nuk qe e barabartë. Lulzim Basha humbi dhe Edi Rama bëri gjithçka për të grabitur. humbja është më e madhe, sepse ku nuk toleron grabitjen është gabim i madh. Basha me atë rezultat duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. mendoj qartë që politika ka një ditë kur duhet të hysh, e ka një ditë të dalësh. Basha tregoi klas në 2013 me vendimin për t’u dorëhequr.

Kjo është ajo që shoh si forcë timen. Kam shumë njerëz përkrahë, edhe brenda PD. Unë sinqerisht i kam penguar të dalin publikisht me mua. Unë dua të flas me anëtarin e thjeshtë të partisë, ky është suksesi im. Ose anëtarësia ndërgjegjësohet dhe merr vendim, në grup kundra grupesh nuk do të merrja pjesë kurrë. Në Këshillin kombëtar pati ilaritet, një person që nisi zhurmën do të bëhet kryetar bashkie. Jam zhgënjyer nga Basha edhe për këtë. Në vetmin rast që ka pasur sukses PD, ka qenë 2015 ku konsultimi për garën ishte politik.

Rezultati asokohe ishte surprizë. Ne si kandidatë morën 670 mijë vota, ku PDIU e kishim matanë, të tjerët matanë. Ne arritëm rezultate spektakolare, iu afruam shumë në shumë qytete. Kemi fituar Përmetin, Selencën, falë karakterit të atyre që folëm. Ai e zëvendësoi atë politik me vendimmarrje personale. Edhe vendimmarrja politike gabon, por ama është politike”, u shpreh Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: