Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buçi të akuzuar për vrasjen e vajzës dhe motrës së tyre Eglantina Buçi, trupi të cilës u gjet në malin me gropa më 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria kërkon dënimin me 25 vite burgim për Faik e Shkëlzen Buçin.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buçi për kryerjen e veprës penale vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buçi për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 25 vite burg.
Deklarimin fajtor të Faik Buçit për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe dënimin me 1 vit burgim, në total me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burg”, thuhet në pretencën e prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb