Kur kanë kaluar 3 vite nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimaj në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje. Në 12 Gusht të vitit 2019, 23-vjeçari Florian Selimaj u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Pas ngjarjes policia njoftoi se kishte arrestuar autorët dyshuar të krimit, por ende nuk ka një autor të dënuar. Dukate Selimaj nëna e Florian Selimajt endet nëpër organet e drejtësisë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.

Image2
Image2

Nëna e Florian Selimajt i kthehet edhe një herë ngjarjes së 12 gushtit 2019 ku i vranë djalin. Ajo pretendon që nuk janë kryer veprimet e duhura nga organet hetimore për mbledhjen e provave.

Nëna e Florian Selimajt pretendon se prokurori i parë që hetoi çështjen ka manipuluar provat. Sipas saj pas shkarkimit të prokurorit nga vettingu dhe zëvendësimit me një prokuror tjetër ngjarja është zbardhur.

Çështja ka shkuar për vrasjen e Florian Selimajt ka shkuar për gjykim. Me shpresën se drejtësia do të veprojë, nëna e Florian Selimajt i bën apel shtetit shqiptar për ndihmë dhe organeve të drejtësisë të zbardhin të vërtetën dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb