E zë poshtë motori i parkuar, fëmija dy vjeç transportohet në gjendje të rënde në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ndërsa sipas burimeve nga policia mësohet se fëmija ka qenë duke luajtur në momentin që i është afruar motorit të parkuar, i cili më pas e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Pritet që fëmija të niset drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2024, rreth orës 15:20, në urgjencën e spitalit Korçë, është dërguar nga nëna e tij, një i mitur rreth 2 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e para të familjarëve të tij, rezulton se fëmija duke luajtur aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës, nga motori i babait të tij, i cili ka qenë i parkuar. Për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: