Një fëmijë 3-vjeçar është plagosur rëndë në banesën e tij, pasi e ka zënë poshtë dollapi. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme.

Mësohet se i mituri është plagosur rëndë në kokë, duke krijuar kështu fraktura të rënda. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është transportuar për jetën drejt Tiranës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se i mituri është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb