Korçë

Punëtori 35- vjeçar, Elvis Josifi i cili u aksidentua në kantierin në Korçë ka ndërruar jetë. Lajmin e bën me dije gazetarja Lorena Kodra e cila raportoi se punëtorin e zuri poshtë vinçi i betonieres në katin e katërt të kantierit ku po punonte, afër Pazarit të Ri tek terminal i autobuzave në qytetin juglindor. Po ashtu dhe një person tjetër mbeti i plagosur

Josifi mori plagë në kokë dhe për këtë arsye ndërroi jetë në vendngjarje. Zjarrfikësja dhe Policia hoqën vinçin nga trupi i Elvis Josifit por tepër vonë pasi i riu kishte ndërruar jetë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb