KORÇË

Një vinç ka zënë poshtë një punëtor në qytetin e Korçës duke e lënë të vdekur në vend. Gazetarja Lorena Kodra e cila ndodhej në vendngjarje raportoi për “BalkanWeb” se Elvis Josifi është punëtori që ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur afër Pazarit të Ri, afër terminalit të qytetit.

Punëtori ishte duke punuar në katin e katërt në kantierin e një pallati kur prerësja e betonieres e ka goditur fillimisht në kokë e më pas duke e zënë poshtë. Josifi humbi jetën menjëherë. Por i  plagosur ka mbetur një tjetër punëtor i cili u transportua në spital ku po merr mjekim.

Policia ka shoqëruar vinçierin si dhe gjithë stafin e kantierit për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Sipas dëshmitarëve mund të kishte më shumë viktima prej aksidentit pasi të gjithë punëtorët ndoheshin në katin e katërt.

 

Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb