Në shtator të 2014-ës, eBay njoftoi se do të ndahet nga PayPal, ku kjo e fundit do të operojë si kompani e vetme dhe do të shesë produkte me markën e saj. Sot u njoftua se këto dy kompani janë ndarë zyrtarisht. Duke filluar nga e hëna, eBay dhe PayPal do të tregtojnë tek NASDAQ si dy kompani të ndara- EBAY & PYPL respektivisht.

Ndarja nga PayPal është parë nga të dyja kompanitë si një mënyrë për t’u fokusuar në mundësitë e shumta që janë para tyre, dhe për t’u siguruar se secila kompani do ndërtojë suksesin e saj sa më shpejt të mundet. eBay e sheh këtë ndarje si mënyra më e mirë për lehtësimin e shitblerjeve në internet, ndërsa PayPal kërkon të jetë lider i pagesave në internet dhe shpreson që kjo ndarje ta ndihmojë në sfidën kundër shërbimeve të tjera të pagesave nga pajisjet mobile, si Apple Pay apo Android Pay. PayPal do të përdoret akoma për pagesat tek eBay dhe nuk do të ndryshojë asgjë për klientët.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: