Shqipëria nuk prodhon vetëm lojtarë, por edhe trajnerë të mirë. Shpëtim Duro ka arritur që ta shpallë Strugën kampione dimri, teksa ka lënë pas vetes Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër sukses i madh i Duros, teksa në verën e kaluar ëndërroi gjatë me Strugën në Europë, duke shkuar deri në fazën e Play Off të Conference League.

Për të gjitha këto suksese, Shpëtim Duro është shpallur edhe trajneri më i mirë i vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut. Përgëzimet janë të mëdha për këtë trajner që mban lart emrin e Shqipërisë edhe në këtë eksperiencë te Struga.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb