Tërmeti që shkundi Shqipërinë dhe që ka shkaktuar deri më tani 32 viktima, ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Solidarizimi ka qenë i menjëhershëm, ndihmat kanë qenë te shumta qoftë nga shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe nga ata të Maqedonisë së Veriut. Bota e futbollit natyrisht që nuk ka bërë ndryshe.

Skuadrat shqiptare dhe tifogrupet kanë nisur grumbullimin e ndihmave për të prekurit, ndërsa FSHF ka vendosur të ndërpresë kampionatin parë situatën e jashtëzakonshme në vend.

Ndërkohë Durrësin e kanë vizituar dhe presidentët e FFK-së dhe FMF-së, Agim Ademi dhe Muamd Sejdini, teksa ka qenë kreu i FSHF-së, Armand Duka, ai që në faqen e tij në Facebook, ka njoftuar se komuniteti i futbollit do të ndërtojë 3 nga shtëpitë e rrënuara.

Duka Durres
Duka Durres

Postimi i Dukës

Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: