Tema e Big Brother VIP është më e diskutuara për momentin. Të shumtë janë emrat që po përfliten, por asnjëri nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Po ashtu, pyetja që u bëhet më shpesh personazheve të njohur nëpër intervista këto kohë është: “A do hyje në Big Brother VIP 3”!

E njëjta pyetje i është bërë Bes Kallakut së fundmi. I ftuar në emisionin “Pardon My French”, Besi tha se nuk e shikon veten të mbyllur në një shtëpi, megjithatë nuk e mohoi si mundësi, madje tha se edhe mund ta fitonte!

Kurrë mos thuaj kurrë, por unë nuk e shoh veten të mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj, por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja, sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda!

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania do të nisë nga janari dhe thuhet se këtë vit moderimi i është besuar Ledion Liços.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: