Elton Ilirjani, modeli, aktivisti dhe filantropisti ndërkombëtar me origjinë shqiptare doli në runway të Javës së Modës në Athinë për të shfaqur punën e stilistit Malan Breton në Zappeio Megaron në Athinë, Greqi, koleksioni i fundit i të cilit pati Pierrot si frymëzim.

Në sfondin e një hënë të plotë dhe një serranade emocionale nga këngëtarja e operës Courtney Mills, Eltoni shkëlqeu edhe një herë.

6
6
5
5
4
4
3
3
2
2
1
1

I veshur me një veshje të krijuar ekskluzivisht nga Malan Breton me milinery nga Michelle Hutchings dhe bizhuteri nga koleksioni personal i Malan Breton, Eltoni hapi dhe mbylli shfaqjen me dy veshje spektakolare!

Edhe hapje dhe finale brenda një shfaqje! Një sukses i padiskutueshem i shqiptarit me banim në SHBA në javën e modës në Athinë!

Me qindra media greke pasqyruan ecjen e Eltonit në pasarelë nëpër portale dhe live streaming! Spektakli u prezantua nga Java e Modës në Athinë.

Grimi dhe flokët për Eltonin u realizuan nga grimieria shqiptare Mirela Baçi!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: